Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 875, datë 19. 12. 2012 “Për fondin e ekselencës, për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”, dhe në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 37, datë 31. 12. 2012 “Për përcaktimin e rregullave në zbatim të kritereve, masës së financimit dhe procedurave që ndiqen për përfitimin e fondit të ekselencës nga studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer”, studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer mund të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës, i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës:
a) bursa të posaçme për studime Doktorate;
b) bursa të posaçme për studime Master;
c) bursa të posaçame për studime Bachelor;
Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 875, datë 19.12.2012, kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë vendim, mbështeten për studime universitare të të tri cikleve të studimeve që janë pranuar në universitetet më të mira të botës referuar renditjes së universiteteve Vazhdoni me leximin